Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kasolli komenton veprimin e Konjufcës në Kuvend, thotë se është në kontekst të atmosferës elektorale

Kasolli komenton veprimin e Konjufcës në Kuvend, thotë se është në kontekst të atmosferës elektorale

Analisti Afrim Kasolli përmes një shkrimi ka komentuar veprimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, pasi i përzuri nga salla deputetët e Listës Serbe, shkruan TV Arbëria.

Veprimi në Kuvend:

Kasolli thotë se ky veprim edhe i deputetëve të VV-së, është elektoral.

“Sipas mediave gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga deputetët e Listës Serbe, që ta lëshojnë sallën e Parlamentit, sepse janë duke i keqpërdorur paratë e taksa paguesve të Kosovës, shtetit të cilin e luftojnë çdo ditë. Ai u është drejtuar atyre me fjalët kjo sjellje është pa tolerueshme “ vini një herë në gjashtë muaj vini në këtë institucion, prandaj shkoni dhe rrini i rrini gatitu shefit tuaj Radoiçiqit, turp të keni, ndërpritet kjo seancë dhe iu kërkojë ta lironi Kuvendin”. Ndërkohë, deptuetë të tjerë, ua kanë përmendur atyre vrasjen e policit Afrim Bunjaku.

Se Lista Serbe ka për qëllim ta sabotojë dhe minimizojë funksionalitetin e shtetit të Kosovës as që diskutohet. Por se ky veprim i kryetarit Konjufca është marr në kontekst të atmosferës elektorale as kjo nuk mund të mohet”, ka shkruar Kasolli.

“Nga kjo ngjarje sot në Kuvend, përfitojnë më së shumti dy parti politike. Lista Serbe te ky komunitet sepse e sforcon edhe më shumë narracionin se është viktimë politike e pushtetit në Kosovë, ku ky i fundit as nuk e donë në institucione, si dhe Lëvizja Vetëvendosje se është e vetmja parti që i kundërvihet Listës Serb”, shkruan tutje Kasolli. /TV Arbëria

LEXONI SHKRIMIN E PLOTË