Analisti Afrim Kasolli përmes një postimi në facebook ka reaguar lidhur me rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve të djeshme, duke thënë se situate tashmë është e qartë se partitë opozitare i kanë humbur zgjedhjet, por ka një rritje të elektoratit, ndërsa VV-ja sipas Kasollit i ka fituar zgjedhjet por ka një tkurrje të trupit elektoral.
Kasolli thotë se nëse ky rezultat i PDK-së, konsiderohet sukses nga kjo parti, atëherë ky sukses i dedikohet Bedri Hamzës.
Postimi i tij i plotë:
Situata tashme eshte e qarte. Partite opozitare i kane humbur zgjedhjet, mirepo kane shenuar ngritje te vogel elektorale. Kurse VV i ka fituar zgjedhjet, por ka tkurrje te trupit elektoral.
Nese PDK e konsideron sukses kete rezultat atëhere ai i dedikohet Bedri Hamzes dhe kjo parti menjëherë duhet t’i shpalle zgjedhjet partiake e te mos e mbaje peng vullnetin e brendshëm te anëtarësise. Ashtu keshtu strukurat e saj aktuale jane ilegale.
LDK nese eshte e kënaqur me gjendjen mund te vazhdoje. Por nese ka shperputhje mes aktualitet dhe potencialietit, atëherë nuk i mbetet opsion tjeter as kesaj partie pos t’i shpall zgjedhjet. Ne fund te fundit, kryetari Lumir Abdixhiku, e kishte fituar kete post nga atmosfera populiste kundershtuese e Marrëveshjes se Uashingtonit.
Kurse AAK ka kohe qe eshte e akomduar me kete gjendje.
Lidhur me këtë shkrim ka reaguar edhe gazetari dhe analisti Lirim mehmetaj, duke thënë se rezultati i PDK-së në zgjedhjet e të dielës nuk mund të konsiderohet një sukses, duke thënë se duhet që kryetari i kësaj partie të marrë përgjegjësi dhe të jap dorëheqje.
“S’mundet me konsideru sukses PDK kete rezultat. I ka mujt dyfish partia e pare. Kryetari duhet me marr pergjegjesi per rezultatin e dobet, me jep doreheqje dhe me ardhe nje i ri qe ben politike me tjeter strategji. Politika e “ma mire” deshtoi”, ka shkruar Mehmetaj.