Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kasolli komenton gjuhën e Kurtit në fushatë – Ndiqni deklaratën e tij në ARB Debat në TV Arbëria

Kasolli komenton gjuhën e Kurtit në fushatë – Ndiqni deklaratën e tij në ARB Debat në TV Arbëria

Në emisionin e parë të prodhuar nga TV Arbëria, ARB Debat, me drejtuesin Rid Berisha, njëri nga të ftuarit ka qenë analisti politik Afrim Kasolli. Gjatë debatit është folur për zgjedhjet 2025 dhe qeverisjen aktuale.

Kasolli, gjatë intervistës, u pyet për deklaratat dhe gjuhën e Kurtit në fushatën zgjedhore, ku ai deklaroi: “Po më thoni Albin Baba se e keni ndërmend me m’i dhënë fëmijët me ua rrit unë.” Sipas Kasollit, kjo deklaratë nuk është rastësore.

Kasolli tutje theksoi se ky fjalim i Kurtit është një ofendim.

“Kjo deklaratë e kryeministrit nuk është e rastësishme, është një ofendim, por unë flas nga këndvështrimi konceptual për atë që përfaqëson kjo deklaratë. Ajo është shprehje tipike e doktrinës së tij paternaliste politike, ku ai e percepton rolin e vet si atë të një prindi dhe shoqërinë si një familje të madhe. Në terma të tillë, jopolitik, kjo është shenjë e ankthit të tij dhe një reflektim i vizionit të tij paternalist politik.”/ TV Arbëria