Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kasolli: Kjo Qeveri ka ardhur në pushtet me premtimin për largimin e njerëzeve të luftës nga politika

Kasolli: Kjo Qeveri ka ardhur në pushtet me premtimin për largimin e njerëzeve të luftës nga politika

Analisti politik Afrim Kasolli  i ftuar në emisionin ARB Debat me Rid Berishën, prodhim i TV Arbëria, ka komentuar sulmet e ministres se Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Shvarc ndaj Kryetarit te Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kur gjatë një tubimi elektoral e quajti këtë të fundit, si gjeneral të vetëshpallur.

Kasolli me këtë rast ka potencuar se ajo nuk e ka sulmuar atë për qeverisjen e tij, por për trashëgiminë e luftës. Dhe ky sulm sipas tij është pjesë e një plani me të thellë të këtij pushteti kundër njerëzeve të luftës në politikë. Madje Albin Kurti ishte zotuar para politikanëve evropiane për ta bërë një gjë të tillë. Këtë e ka dëshmuar edhe deputeti i Bundestagut gjerman Josip Jarutoviq, një deputet ky me ndikim te madh ne politikën evropiane, gjatë një interviste para pak dite kur ka deklaruar se e ka përkrahur koalicionin e Vetëvendosjes me Listën Guxo, pasi vetë Albin Kurti i kishte premtuar atij se ka për qëllim largimin e njerëzve të luftës nga politika.

Kjo tendencë është vërejtur edhe në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut, kur Qeveria e Kosovës ishte pozicionuar kundër Ali Ahmetit dhe në përkrahje të koalicionit VLEN. Madje askush nga politika perëndimore nuk e kishte kritikuar këtë intervenim të Kosovës në zgjedhjet e brendshme të një shteti tjetër./tvarbëria/