Analisti politik, Afrim Kasolli duke komentuar deklaratën e Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate për mundësine e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, tha se paraqet kushtimisht një zhbllokim të formimit të institucioneve.
Pavarësisht që sipas, Kasollit pati reagime të shumta si nga opozita ashtu edhe nga vet partneri parazgjedhor i Limajt, i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Po nëse e marrim gjithë trajektoren politike prej ditës së zgjedhjeve, deklaratat e njogura të kryeministrit Kurti në atmosferë festive kur madje i etiketoi opozitën me hajvan dhe hajvanat, deri në ditën e djeshme padyshim se kjo deklaratë e zotit Limaj paraqet një të themi kushtimisht zhbllokim të formimit të institucioneve të reja të Qeverisë së Kosovës. Të paktën si intense sepse a do të ndodhë apo jo mbetet të shihet. Normal reagimet ishin të ashpëra si nga pjesa opozitare ashtu edhe nga partneri i tij për koalicion parazgjedhor zoti Ramush Haradinaj i cili shkurtazi tha se e kecja e këtij vendi është Albin Kurti që i bjen nëse ju doni të bëni koalicion me të atëherë jeni duke bashkëqeverisur me të keqen e vendit”, tha Kasolli në emisionin “ARB DEBAT” në TV Arbëria.