Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kasolli: Ismaili më vetvetja, është shkëputur nga Lali Eri, idhulli i dikurshëm politik

Kasolli: Ismaili më vetvetja, është shkëputur nga Lali Eri, idhulli i dikurshëm politik

Analisti politik Afrim Kasolli ka komentuar fushatën zgjedhore të kandidatit të PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili.

Ai thotë se fushata që po bën Ismaili ka një avancim në raport me atë të para katër viteve.

Kasolli thotë se Uran Ismaili po paraqitet më vetvetja në këtë fushatë, duke e harruar idolin e tij të dikurshëm “Lali Erin”, duke iu referuar Erion Veliajt.

Postimi i Kasollit:

Megjithatë, nuk mund të mohohet një “avancim” i fushatës elektorale të kandidatit të PDK-së, Uran Ismaili, në këto zgjedhje në raport me ato të para katër viteve sa i përket garës për të parin e Prishtinës. Dhe kjo nuk ka të bëjë me ofrimin e “gazetës” së shtypur, por me aftësinë e tij për t’u paraqitur vetvetja, jo vetëm duke e pranuar që nuk ka vizion për sferën e ndërtimeve, por më kryesorja duke u shkëputur nga modeli i Lali Erit, ish-kryetarit të Tiranës, që gjendet prapa grilave për shkak të aferave korruptive, tashmë edhe të shkarkuar. Kësaj here e ka harruar plotësisht idolin e dikurshëm politik. /TV Arbëria