Analisti Afrim Kasolli, i ftuar në emisionin “ARB Debat” në TV Arbëria, ka vlerësuar rolin e Ramush Haradinajt për shtetin e Kosovës.
Sipas Kasollit, Haradinaj ka kontribuar jo vetëm gjatë luftës, por edhe përmes aftësive të tij diplomatike, duke ndihmuar në ndërtimin dhe afirmimin e shtetit.
Kasolli theksoi se ky kontribut e vendos Haradinajn si një figurë kyçe në historinë e Kosovës dhe në proceset shtetërore pas përfundimit të konfliktit.