Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kasolli: Hamza iu dha fund dje dilemave për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen

Kasolli: Hamza iu dha fund dje dilemave për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen

Analisti Afrim Kasolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Bedri Hamza i ka dhënë fund dje dilemave se a do të ketë koalicion mes PDK-së dhe VV-së.

Postimi i tij i plotë:

Kandidati i Partisë Demokratike te Kosovës per kryeminister Bedri Hamza, iu dha fund dje dilemave per bashkeqeverisje me Vetëvendosje. Ai u shpreh ne mënyrë kategorike se edhe me postin e kryeministrit e përjashton këtë opsion.

Nje qëndrim radikalisht ky i ndryshëm nga ai qe para pak dite e kishte mbajtur nënkryetari i kësaj partie Uran Ismali ne Rubikon, se nuk do ta mendonte dy here këtë opsion sikur Lëvizja Vetëvendosje te pajtohej qe kryeministrin ta merrte PDK.

Atëherë ky i fundit po shihet se paska qene vetem shprehje e deshirave private “politike” e nënkryetarit te ketij subjekti per ta shfyrtezuar çdo rast per katapultim ne ndonjë post ministor, pavarësisht dallimeve me partine ne pushtet. Dhe nje ambicie per ta kompensuar mungesen e pushtetit ne nivel komunal pas largimit te “vullnetshem” nga koalicioni me Perparim Ramen. /TV Arbëria