Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kasolli: Gabim mosvotimi i Dimal Bashës – loja mbaroi, opozita po e mban peng Kuvendin

Kasolli: Gabim mosvotimi i Dimal Bashës – loja mbaroi, opozita po e mban peng Kuvendin

Analisti Afrim Kasolli ka komentuar mosvotimin e Dimal Bashës për kryeparlamentar të Kosovës.

Ai ka thënë se ky veprim i opozitës së djeshme tregon se ajo po e mban peng Kuvendin dhe se nuk i ka numrat për Qeveri.

“Loja mbaroi, “opozita” po e mban peng Kuvendin e Kosoves ngase as ajo nuk i ka numrat per qeveri”, ka shkruar Kasolli në Facebook.

Sipas Kasolliut, Basha duhej të votohej edhe pse sipas tij ai sot është imazhi kryesor i Vetëvendosjes.

“Ka qene gabim mos votimi i propozimit i emrit te Dimal Bashes per krye paralmanentar, nga ana e “opozitës”. Asgje nuk do te ishte me shume ne favor te kesaj te fundit se sa zgjedhja e Dimalit ne ate pozite. Ai eshte sot imazhi i kryesor i Levizjes Vetëvendosje.”, ka potencuar analisti.

Kasolli ka thënë se me këtë veprim opozita e djeshme e ka nidhmuar Vetëvendosjen që ta sforcojë aureolën e viktimizimit.

“E tera kjo sepse edhe opozita e dine se nuk i ka numrat per Qeveri, pas deshtimit eventual te Albin Kurtit per ta formuar Qeverine. Prandaj, tri partite “opozitare” kane vendosur ta mbajne peng Kuvendin e Kosoves qe te mos ballafaqohen me diten finale te tyre.”, ka nënvizuar ai.