Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kasolli: Fokus i gabuar i partive në premtimet për sektorin publik

Kasolli: Fokus i gabuar i partive në premtimet për sektorin publik

Analisti Afrim Kasolli, i ftuar në emisionin “ARB Debat” në TV Arbëria, ka deklaruar se gara mes partive politike është përqendruar kryesisht te ajo se cila do të premtojë më shumë rritje të pagave dhe pensioneve në sektorin publik.

“Prej partive politike është se cila po premton më shumë rritje të pagave dhe pensioneve në sektorin publik, por nuk është vetëm sektori publik ai që e mirëmban jetën ekonomike në Kosovë; përkundrazi, sektori publik është minor në raport me atë që duhet të jetë motori i jetës ekonomike.”- theksoi Kasolli

Kasolli shtoi se, sipas tij, të gjitha partitë politike po e trajtojnë shtetin si një lloj “kulete”, nga e cila synojnë të marrin mjete për t’i shpërndarë më pas sipas interesave elektorale të qytetarëve.