Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kasolli: Është alarm për demokracinë – Serbia po korrupton politikisht serbët e Kosovës, ndërsa ndërkombëtarët heshtin

Kasolli: Është alarm për demokracinë – Serbia po korrupton politikisht serbët e Kosovës, ndërsa ndërkombëtarët heshtin

Analisti politik Afrim Kasolli ka komenturar në emisionin “ARB Debat”  lidhur me mënyrën si janë zhvilluar zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë, duke ngritur shqetësime për ndërhyrjen e Serbisë në komunat me shumicë serbe dhe heshtjen e faktorit ndërkombëtar.

“Alarmi është ngritur dhe besoj që do të na zgjasë edhe tash se standardet demokratike a u plotësuan në pjesën shqiptare dhe problemet ishin evidente në pjesën serbe dhe ato kanë filluar që prej vjeshtës, kur e ashtuquajtura zyra për Kosovë dhe Metohi e drejtuar Petkoviç, filloi të shtoj ndihmat sociale, asistencë sociale për serbët e Kosovës, premtimet mega të bëra nga presidenti serb për punësimet e reja në sektorin e shëndetësisë, është një lloj korruptimi i vullnetit politik të serbëve dhe pasojat e drejtpërdrejtë që e krijon është qëllimi I monopolizimit të jetës politike të njerëzve të drejtuar nga Lista Serbe dhe vrasja e pluralizmit politik demokratik brenda këtij komuniteti që i cenon në në faza afatgjate. Është befasuese domethënë heshtja dhe toleranca e Bashksisë Ndërkombëtare, Brukselit zyrtar, ka reagime individuale që kanë shprehur shqetësim por asnjë masë, vetëm reagime formale dhe nuk kërkon ndonjë penalizim në një masë sanksionimi se pse ndodhi ky deformim politik të serbëve të Kosovës. Edhe pse kanë rënë pak, vlen të ceket kur krahasohet me zgjedhjet e vitit 2021, kjo listë në shumicën e komunave kishte fituar mbi 90% të votave sa i përket komuniteti”, është shprehur Kasolli në emisionin ARB Debat në Arberia TV.