Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kasolli e quan eksperiment aderimin e Lumbardhit në LDK: Sjellje të tilla tregojnë për trajektoren politike të Abdixhikut – Shoqërisë si alternativë po i ofron modelin e Big Brother-it

Kasolli e quan eksperiment aderimin e Lumbardhit në LDK: Sjellje të tilla tregojnë për trajektoren politike të Abdixhikut – Shoqërisë si alternativë po i ofron modelin e Big Brother-it

Analisti politik Afrim Kasolli, përmes një shkrimi ka komentuar aderimin e fituesit të Big Brother, Lumbardh Salihut, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan TV Arbëria.

Kasolli thotë se eksperimete të tilla, nga partitë politike janë bërë edhe në të kaluarën.

“Eksperimente të tilla nuk janë të panjohura për skenën politike në vend. Nje rast te ngjashëm para disa viteve e kishte promovuar PDK, me nje personalitet po ashtu nga kjo bote, qe mesa me kujtohet quhej Vesel Kurtishi”, ka thënë Kasolli.

Sipas Kasollit,  me veprimin e fundit Abdixhiku po vepron sikurse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Mirepo, shembulli me i fresket i ketij transformimi të politikës si aksion kreativ ne spektakel mbetet kryebashkiaku i Tiranës, Lali Eri, nepermjet shfrytëzimit të famës mediale të Luiz Ejllit. Këtë prirje për kopje Lumir Abdixhiku e ka demonstruar edhe me aplikimin e modelit të Podcast-eve të Edi Rames”, ka potencuar Kasolli.

Analisti thekson se kreu i LDK-së ka filluar t’ia sjell shoqërisë modelin e Bog Brother-it, si një alternativë.

“Sjellje të tilla tregojnë për trajektoren politike të këtij drejtuesi të LDK-se. Ai në fillim ishte dalluar si një imitator i retorikës populiste të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Mirëpo, pasi u shtrua si imperativ diferencimi i tij nga ky tandem politik, atëherë kësaj shoqërie ka filluar t’ia ofrojë si alternativë modelin e Big Brother-it. Mbase për të korresponduar dhe me atmosferën kolektive të këtij eventi publik mediatik”.

Ndër të tjera Kasolli thotë se këto veprime po i tregojnë më së miri përparësitë elektorale të Albin Kurtit.

“Veprime te tilla, tregojnë me mirë se asgjë tjetër, per përparësitë elektorale( te pamerituara) të Albin Kurtit. Sepse deri sa ky ia ofron elektoratit retoriken e çlirimit te veriut, oponentët e tij atë te modes, spektaklit dhe imitimit, e pa nje narracion autentik per te tashmen dhe të ardhmen”, ka thënë ai.

LEXONI SHKRIMIN E PLOTË