Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kasolli: Dejona Mihali nga LVV-ja është menduar të kontribuojë në bashkimin kombëtar, por paska përfunduar duke mbulu skandalet…

Kasolli: Dejona Mihali nga LVV-ja është menduar të kontribuojë në bashkimin kombëtar, por paska përfunduar duke mbulu skandalet…

Analisti politik, Afrim Kasolli ka reaguar pas publikimit të disa bisedave nga Nacionale, ku është e përfshirë Dejona Mihali, Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kasolli thotë se ardhja e Mihalit nga Shqipëria ishte menduar për t’i kontribuar idesë së bashkimit kombëtar.

“Importimin e Dejona Mihalit nga Shqiperia, Vetëvendosje e kishte bere me shpresën per t’i kontribuar frymes se bashkimit kombëtar. Pra ajo do kishte rol ne kyç ne krijimin e asaj klime publike ne favor te kësaj kauze”, ka thëën Kasolli.

Sipa Kasollit Mihali ka përfunduar duke fshehur disa skandale.

“Por, sic dëshmuan sot bisedat e mediumit Nacionale ajo paska përfunduar duke tentuar me i mbulu skandalet e me saju arsyetime mbi bizneset energjetike me Serbinë te eksponentëve te partisë ne pushtet”, ka shkruar analisti. /TV Arbëria