Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli: Bilanci i votimit të sotëm në Kuvend të Kosovës për Qeverinë do të përcaktojë shumëçka në të ardhmen

Kasolli: Bilanci i votimit të sotëm në Kuvend të Kosovës për Qeverinë do të përcaktojë shumëçka në të ardhmen

Shkruan: Afrim Kasolli

Pritjes i erdhi fundi. Shume taktika subversive u perdoren ne menyre qe te shmanget ky moment final. Bilanci i votimit te sotem ne Kuvend te Kosoves per Qeverine do te percaktoje shumecka ne te ardhmen.
Te dy kampet si “opozita” ashtu “pushteti” kishin interes nga kjo zvarritje. Arsyet jane te shumta.
Por me kryesorja per “opoziten” që domosdoshmërisht zgjedhjet lokale te mbaheshin sa ishte ne pushtet Albin Kurti. Kuptohet duke i shfrytëzuar resurset shtetërore kjo i ka dhënë përparësi liderit te Levizjes Vetëvendosje, mirepo qellimi i “opozites” ishte tjeter kund. Qe ta shmang përgjegjësin per kthimin e Listës Serbe ne kater komunat veriore. Pra ata shpresonin se humbja e tij ne kauzen kryesore nacionale do te ishte me e madhe se fitoret qe mund t’i gezonte ne pjesen shqiptare nga shfrytëzimi i pushtetit qendror edhe per interesa lokale. A do te dal i sakte ky supozim mbetet te shihet?
Nderkohe, Albin Kurtit i duhej simulimi qe me gjithë përpjekjet titanike per ta përjashtuar Listën Serbe nga jeta politike, nuk ia doli sa nga dobesia e “opozites” si dhe nga mekanizmat e brendshëm te KQZ e Gjykatat. Prandaj, qe te jete i mundur misioni i tij i duhet edhe me shume përkrahje popullore.
Sidoqoftë, ai do ta perdor si trofe te clirimit te insitucioneve qendrore nga ndikimi i Beogradit nepermjet Listës Serbe, mos zgjedhjen e asnjerit prej kandidatëve te saj per poziten e nënkryetarit. Nese shkohet ne zgjedhjet nacionale para se Gjykata Kushtetuese ta jap nje verdikt per kete çështje kontestuese, Albin Kurti hyne ne kete beteje me ndihmen e LDK-se, me nje “fitore”politike ne nivel qendror si dhe me disa “humbje” “territoriale” ne nivel lokal ne pjesen veriore.
Nje gje eshte e qarte; lufta politike vetem sa do te marr permasa tjera. Jemi larg shtegdaljes nga rrethi vicioz i krizes.