Shkruan: Afrim Kasolli
Shkrimi i sotem i Ben Blushit “E PSE QENKA I NDERSHËM ALBIN KURTI?” demonstron nje injorancë serioze te qëllimshme apo te pa qëllimshme sa i përket gjenalogjise se suksesit elektoral te Lëvizjes Vetevendosje dhe Albin Kurtit.
Ndonese ky artikull kerkon nje reagim me te detajuar, veçanërisht problematike mbesin fjali sikur “Ikjen e Albinit e kanë në dorë ata që e krijuan Albinin : qytetarët e Kosovës” , apo edhe justifikime se “duke njohur disi Kosovën, them se problemi aty nuk është opozita”
Nuk ka asgje me larg se vertetes se sa spekulime te tilla. Albin Kurti ne mase te madhe ka fituar sepse ishin ata qe sot jane ne opozite qe nuk lane asnje alternativë tjeter para qytetarëve te Kosoves.
Suksesi i tij u shtrua tek ne vitin 2013 kur Partia Demokratike e Kosoves i bashkoi forcat me te ne zgjedhjet komunale ne Prishtine kunder Isa Mustafas. Po ashtu, duke filluar nga viti 2014 pesha e tij u shtua nga koalicioni VLAN kunder Partise Demokratike te Kosoves. E deri te bashkpunimi opozitar ne mes te VV dhe LDK kunder PAN-it. Te gjithe keto forca shpresuan se do ta perdornin Albin Kurtin per perftime taktike kunder njera tjetres, por ne fund pesuan disfate strategjike.
Pra, fitorja e tij u be e mundur ngase të tjerët ia mundësuan si për shkak të ambicies së tyre, frikës, ose sepse gjykuan gabimisht mbi rrezikun e lëshimeve të vogla. Por në fund, megjithatë, ato e fuqizuan Albin Kurtin duke e dorezuar edhe ndikimin që shpresonin ta ruanin nga aleanca me te.
Nuk mund te fajësohen qytetaret e Kosoves apo te arsyetohen gabimet e opozitës me narracione te dobëta letrare.