Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kasolli: Bedri Hamza kapitullon para Kurtit

Kasolli: Bedri Hamza kapitullon para Kurtit

Analisti politik Afrim Kasolli ka reaguar lidhur me deklaratën e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Duke cituar deklarimin e Hamzës se “Zgjedhja e Presidentit nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithë neve si përfaqësues të zgjedhur të popullit”, Kasolli vlerëson se ky qëndrim nuk përputhet me vendin ku është zhvilluar takimi.

Sipas tij, në përputhje me parimet e rendit parlamentar, diskutime të tilla duhet të zhvillohen në Kuvend, si institucioni përfaqësues i sovranitetit qytetar, e jo në zyrat e Qeverisë.

“Pavarësisht se mund të duket një detaj i parëndësishëm, vetë vendi i takimit bart simbolikë politike”, thekson ai.

Kasolli shton se një veprim i tillë pasqyron, sipas tij, një gatishmëri për “kapitullim simbolik” të partisë më të madhe opozitare në raport me pushtetin sa i përket kësaj teme.