Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kasolli: Avni Dehari është shndërruar në instrument politik të kauzave politike të Albin Kurtit

Kasolli: Avni Dehari është shndërruar në instrument politik të kauzave politike të Albin Kurtit

Analisti politik Afrim Kasolli në emisionin “Arb Debat” me Rid Berishën, duke folur për bllokadën politike në vend, ka thënë se oferta për kompromis e Albin Kurtit ka qenë jo kushtetuese.

Kjo deklaratë e analistit vjen pasi Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë votimin e fshehtë të kryesuesit të Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive, Avni Dehari.

“Oferta për kompromis e Albin Kurtit ka qenë jo kushtetuese.”

“Sepse kërkesa e tij ka qenë që të votohet njëherë Albulejna Haxhiu përmes votimit të fshehur, dhe nëse nuk i merr votat e mjaftueshme përmes votimit të fshehur, atëherë mund ta ndërrojmë kandidatin. Veprimi i Deharit ka qenë jo kushtetues dhe oferta politike e kryeministrit në detyrë ka qenë jokushtetuese,” tha Kasolli në “Arb Debat”.

Tutje, Kasolli shton se Avni Dehari është kthyer në instrument politik të Albin Kurtit.

“Fatkeqësia është se Avni Dehari më nuk është vetvetja, është instrument politik i kauzave politike të Albin Kurtit,” tha Kasolli në “Arb Debat”.