Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kasolli: Arritjet e BE-së nuk janë të pakta – e ka humbur vibrimin ekonomik

Kasolli: Arritjet e BE-së nuk janë të pakta – e ka humbur vibrimin ekonomik

Analisti politik Afrim Kasolli, në “Arb Debat” me Rid Berishën, ka folur për çështjet e politikave ndërkombëtare.

Ai ka thënë se arritjet e BE-së nuk janë të pakta, por sipas tij ka ngecur në disa aspekte.

“Sa i përket vlerave demokratike, sundimit të ligjit, mirëqenies sociale dhe të drejtave të njeriut, prej 10 shteteve që janë në top ranglistën që maten nga institucionet kredibile ndërkombëtare, tetë janë brenda Bashkimit Evropian, që nuk janë arritje të pakta.

Bashkimi Evropian, kohëve të fundit, vibrimin ekonomik e ka humbur. BE-ja këtu ka mbetur tej mase pas, qoftë me SHBA-të, ashtu edhe me Kinën,” ka thënë Kasolli.