Analisti Afrim Kasolli përmes një postimi në facebook ka reaguar lidhur me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.
Ai ka thënë se kjo është një ngjarje traumatike edhe për partitë politike në Kosovë.
“Arrestimi i Lali Erit dje nga SPAK me akuzat per korrupsion eshte nje ngjarje e traumatike edhe per disa parti politike ne Kosove. Pasi kete vit jane zgjedhjet lokale kandidatet e tyre per kryetar te Prishtines do te duhet ta zhvillojne kete gare ne mungese te modelit dhe mitit te tij politik”, ka shkruar Kasolli.