Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Kasolli: Abdixhiku nuk është alternativë ndaj këtij pushteti

Kasolli: Abdixhiku nuk është alternativë ndaj këtij pushteti

Analisti politik, Afrim Kasolli ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Ai ka bërë me dije se i pari i LDK-së ka tentuar të shfaqet si alternativë ndaj pushtetit aktual, por nuk ia ka arritur dot.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kasolli ka shkruar se deri me tani Abdixhiku nuk ka asnjë shembull me te cilën ai do të demonstronte se është zgjidhje e duhur.

Lumir Abdixhiku tenton te shfaqet si alternative ndaj pushtetit aktual, por nuk ka asnjë shembull me te cilën ai do ta demostronte se eshte zgjidhje e duhur. Pos retorikes dhe programit propagandisitik te qujtuar “rruga e re“, qe sic e kane harruar edhe vete ndjekesit e tij.

Ish-deputeti i VV-së e ka kritikuar edhe për tjera gjëra kryetarin e LDK-së.

Ndërkohë si vendimmarrës e vetmja gje me te cilen ai mund te krenohet eshte si minister i Albin Kurtit. Kurse aty ku ai ka qene sovran ne ofrimin e alternatives ka deshmuar qe eshte vetem mjeshter i afirmimit te kaosit urban. Sepse ardhacku Perparim Rama, nuk piku nga qielli, por eshte pikerisht kuader i tij. Pavërsisht faktit se Lumiri po tenton kohen e fundit te distancohet prej tij, megjithatë amnezia ne politike nuk funksionon. Ai eshte bashkepjesmarres ne kete kaos”, ka shkruar Kasolli.

Themes by WordPress