Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli: A po ruhet uniteti partiak në Kosovë duke u sakrifikuar demokracia e brendshme?

Kasolli: A po ruhet uniteti partiak në Kosovë duke u sakrifikuar demokracia e brendshme?

Ndërsa po afrohet 31 janari, dita kur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka ftuar Kuvendin e saj për zgjedhjen e kryetarit të partisë, një fakt mbetet i pamohueshëm në skenën politike të Kosovës, shkruan TV Arbëria.

Aktualisht, LDK është partia e vetme në Kosovë ku kryetari i saj, në disa raste, është zgjedhur përballë kandidatëve kundërshtarë, duke krijuar një garë reale për udhëheqjen e partisë. Në anën tjetër, subjektet e tjera politike, deri më tani, e kanë rezervuar këtë pozitë vetëm për një kandidat të vetëm, siç ishte edhe rasti i fundit i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Sipas analistit politik Afrim Kasolli, kuvendet zgjedhore të këtyre partive kanë pasur më shumë një rol formal sesa demokratik, pasi misioni i tyre ka qenë kryesisht legjitimimi i një kryetari të paracaktuar, e jo zhvillimi i një gare reale të ideve dhe alternativave.

Megjithatë, Kasolli thekson se nuk mund të mohohet as një fakt tjetër i rëndësishëm: LDK ka dalë partia më e dëmtuar nga kjo formë e “konkurrencës së brendshme zgjedhore”, duke përjetuar përçarje dhe pasoja politike pas çdo gare të tillë.

“Kjo na çon drejt një pyetjeje thelbësore,” shtron Kasolli dilemen, “a nënkupton kjo se partitë politike në Kosovë mund ta ruajnë unitetin e tyre vetëm duke e sakrifikuar demokracinë e brendshme?”

Sipas tij, kjo mbetet një sfidë serioze për zhvillimin e demokracisë partiake dhe për vetë kulturën politike në vend.

/TV Arbëria