Përpara fjalimit të fitores së Donald Trump në Florida pak më herët, ishte një skenë krejtësisht e ndryshme në vendin e festës së natës zgjedhore të Kamala Harris në Washington DC, shkruan BBC.
Ajo pritej të fliste para turmave në Universitetin Howard, por kur u bë e qartë se kjo nuk do të ndodhte, të mbledhurit u drejtuan për në shtëpi – duke lënë pas karrige bosh dhe flamuj të braktisur.