Kardiologët kanë zbuluar metodën e re për diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës. Kjo metodë lidhet me MRI një perfuzion stresi.
Metoda ofron përparësi të shumta klinike që e bëjnë atë zgjedhje më ideale për vlerësimin e shëndetit kardiak.
MRI zbulon isheminë e miokardit duke identifikuar deficitet e perfuzionit gjatë stresit farmakologjik. Testi siguron matje të sakta të fluksit të gjakut të miokardit duke ndihmuar mjekët të dallojnë midis indeve të qëndrueshme dhe jo të qëndrueshme.
Ndryshe nga modalitetet e tjera të imazherisë si mjekësia bërthamore dhe angiografia CT, MRI nuk përdor rrezatim jonizues duke ulur ndjeshëm rrezikun për pacientin.
Nëpërmjet MRI mund të shohim strukturën dhe perfuzionin të miokardit në vetëm një ekzaminim duke ofruar një pamje të plotë të sistemit kardiak.
Nga studimet klinike janë nxjerrë se MRI ka një saktësi më të lartë diagnostikuese në krahasim me testet tradicionale ku ajo nxjerr në mënyrë direkte stenozën më të rëndësishme të arteries koronare. Syri.net-iefimerida