Objekti i ish-“KINO ABC ” në Komunën e Prishtinës është përfshirë nga zjarri.
Sipas pamjeve të publikuara shihet tym i madh duke dalë nga çatia, derisa aty shihen edhe zjarrfikësit që kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës tha për TV Arbëria se janë duke u marrë me rastin.
“Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në rrugën ‘Migjeni’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin”, tha ajo.
Kurse komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, është shprehur se zjarri është nën kontroll. /TV Arbëria./