Sot po zhvillohen tri ndeshjet e javës së gjashtë të Superligë së Kosovës në futboll.
Ndeshjet kanë filluar me një minutë heshtje për policën e rënë në veri të vendit, Afrim Bunjaku.
Po ashtu kapitenët e Dritës dhe Prishtinës, Rron Broja dhe Mërgim Pefqeli kishin veshur nga një fanellë në përkujtim të policit të rënë dhe në nderim të atyre që janë ende në veri, duke u përballur me një bankë kriminale.
Ndeshja Drita – Prishtina është një nga ndeshjet më të ndjera në futbollin tonë.
Tifozërit e të dyja ekipeve janë në stadium, ku para ndeshjes Intelektualët e Dritës zbuluan një baner ku shkruhej: “Plumba s’kanë sa jemi ne”.
/TV Arbëria