Një person i dyshuar është kapur duke bërë dallavere tek Njësia e Patentë-Shoferëve në Prishtinë.
Kjo u bë e ditur nga ana e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Durmishi theksoi se “Të gjitha keqpërdorimet do të ndalen”.
“Komisioni Monitorues pasi ka vërtetuar dyshimet e tyre, kanë ftuar Policinë e Kosovës dhe se tani ndaj të njëjtit dhe autoshkolles është hapur rast në Polici.Jemi të vendosur dhe të përkushtuar që të ndalojmë secilin keqpërdorim të mundshëm në fushën e patentë shoferit dhe nuk do të tolerojmë askënd të bëjë veprime të tilla”, tha Durmishi.