Policia e Kosovës ka arrestuar sot 35-vjeçarin me inicialet I.A., i cili kishte tentuar të largohej drejt Serbisë pasi kishte sulmuar me shishe qelqi një person tjetër në një lokal në Zubin Potok.
Pas sulmit, i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur, por njësitë policore kanë arritur ta arrestojnë derisa po tentonte të kalonte kufirin e Kosovës përmes pikës kufitare në Bërnjak.
I dyshuari i cili ishte nën ndikim të alkoolit në masën 0.69‰ është ndaluar në stacionin policor, ku është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.