Njësia Task Forcë ka realizuar me sukses një operacion policor në fshatin Pozheran të Vitisë, ku ka arrestuar një person të kërkuar me disa urdhëresa aktive të gjykatës.
Ngjarja ka ndodhur më 19 dhjetor 2025, rreth orës 20:00, kur është arrestuar Nazim Musa, 46 vjeçar, në bazë të tre urdhër-arresteve të lëshuara nga Gjykata Themelore.
Pas arrestimit, i dënuari është dërguar për të vuajtur dënimin prej dy (2) vjet e tetëdhjetë (80) ditë burgim, në Burgun e Hajvalisë.
Operacioni ka qenë i suksesshëm dhe, siç mëson Sinjali, kërkimi dhe arrestimi i personave të dënuar do të vazhdojë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.