Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Kapet me drogë në Mitrovicë të Veriut – arrestohet i riu pas kontrollit policor

Kapet me drogë në Mitrovicë të Veriut – arrestohet i riu pas kontrollit policor

Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është zbuluar në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë të Veriut.

Sipas informatave që ka mësuar Sinjali, më 11.01.2026, rreth orës 01:30, njësitë e Stacionit Policor Veri kanë ndaluar një veturë Golf Plus, ngjyrë e bardhë, në rrugën “Kral Petri”, ku brenda ndodheshin katër persona.

Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit, policia ka gjetur një sasi të substancës së dyshuar narkotike – marihuanë. Në lidhje me rastin është njoftuar njësiti i hetimeve, i cili ka kontaktuar Prokurorin kujdestar të Shtetit.

Me vendim të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa i dyshuari Arianit Pllana është proceduar në procedurë të rregullt.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.