Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Kapet me dhjetëra doza kanabisi pranë një shkolle në Shkodër, arrestohet 15-vjeçari

Kapet me dhjetëra doza kanabisi pranë një shkolle në Shkodër, arrestohet 15-vjeçari

Një 15-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi u kap pranë një shkolle në lagjen “Vasil Shanto” me dhjetëra doza të dyshuara kanabisi, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, që synon parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore, shkruan Euronews.al, transmeton klankosova.tv.

Sipas njoftimit të Policisë, 15-vjeçari, banues në Shkodër, u kap në flagrancë nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër.