Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kapet 39 vjeçari me 472 makina të rrojës, i kontrabandoi nga Maqedonia e Veriut

Kapet 39 vjeçari me 472 makina të rrojës, i kontrabandoi nga Maqedonia e Veriut

Dogana dhe Policia në fshatin Komogllavë në magjistralen Viti-Ferizaj kanë kapur makina të rrojës dhe qethjes tek një 39 vjeçar.

Bëhet e ditur se i dyshuari i kishte të ngarkuara 472 copë Maqina për qethje dhe rrojë.

“Gjatë patrollimit në magjistralen Viti-Ferizaj, gjegjësisht në fshatin Komogllavë, është ndaluar automjeti Opel vivaro me targa vendore te cilin e ngiste shtetasi Kosovar, mashkull, P.P i moshës 39 vjeçare dhe kishte të ngarkuara 472 copë Maqina për qethje dhe rrojë, për të cilat personi ne fjalë nuk posedonte dokumentacion përkatës dhe të njëjtat i kishte sjellur rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë Veriore. Vlera e përafërt e mallit është rrethe 5000 euro, kurse shmangjet nga taksat afër 1000 euro. Rasti shkon në procedurë të rregullt dhe është iniciuar kundërvajtje doganore pran autoriteteve doganore. Malli dhe automjeti janë konfiskuar”, thuhet tutje.