Një 31-vjeçar nga Ferizaj është arrestuar nën dyshimin se kishte postuar në rrjete sociale një videoinçizim ku shtinte me armë zjarri. Lajmin e bëri të ditur Policia e Kosovës.
Sipas policisë, sot, Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj ka pranuar një informacion për videon e publikuar nga i dyshuari. Pas një pune intensive në terren, ai u identifikua si T.I., 31 vjeç, dhe më pas dorëzoi armën me të cilën dyshohet se kishte shtënë.
“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt,” thuhet në njoftim.
Tutje, Policia njofton se ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paa