Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kapen armë në një veturë të dyshuar në Pejë, arrestohen dy persona

Kapen armë në një veturë të dyshuar në Pejë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona pasi në veturën e tyre e cila ishte e parkuar mbrëmë në parkingun e një pompe të derivateve, u gjetën armë.

Sipas njoftimit, gjatё kontrollit tё personave dhe veturёs, ka gjetur dhe ka sekuestruar:

  • njё (1) armё Sarsilmaz 2000 kal: 9mm dhe njё (1) karikator të sё njëjtёs armё,
  • njё (1) armё CZ 999 kal: 9mm dhe njё (1) karikator të sё njëjtës armë,
  • njё (1) armё Reximex kal: 9x19mm dhe njё(1) karikator i sё njejtёs armё,
  • tetёdhjetё e dy (82) copё fishekë 9×19 mm,
  • njё mjet i mprehtё (brisk).

Bëhet e ditur se ё dyshuarit janё arrestuar dhe pas intervistimit, janё ndaluar pёr 48 orё.