Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kaos në një supermarket në Mitrovicë pas hyrjes së një gjarpri, dy gra trajtohen në spital

Kaos në një supermarket në Mitrovicë pas hyrjes së një gjarpri, dy gra trajtohen në spital

Një ngjarje e pazakonshme ndodhi të enjten pasdite në një supermarket në Shupkovc të Mitrovicës.

Një gjarpri që hyri këtu ia panë sherrin dy punëtore.

Ato nuk u ndjenë mirë dhe kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të ndikimit te to të sprejit paralizues ushtarak të cilin e kishte hedhur në hapësirat e marketit një punëtor i sigurimit, për të larguar zvarranikun.

Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, cili bëri të ditur se rasti është iniciuar për veprat “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, kishte përdorur sprejin paralizues brenda marketit, me ç ‘rast dy punëtore kanë pësuar pasoja dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.

“Lidhur me rastin e lartcekur, si pasojë e përdorimit të sprejit nga i dyshuari mashkull kosovar, ndihmë mjekësore kanë pranuar dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, deklaroi Zahiti.

Ndërkohë, nga Spitali Rajonal i Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, kanë bërë të ditur se dy gratë kanë marrë ndihmë emergjente dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

Zëdhënësi i spitalit, Shpend Fazliu, tha se ato janë paraqitur në spital mbrëmjen e së enjtes rreth orës 18.

“Mbrëmë rreth orës 18:00 kanë ardhur në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Janë liruar menjëherë në shtëpi pas ndihmës emergjente”, tha Fazliu.

KosovaPress është duke bërë përpjekje të marrë edhe qëndrimin e përfaqësuesve të marketit në lidhje me këtë ngjarje të pazakontë. /KosovaPress