Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, përjashtohen 19 deputetë të PD-së

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, përjashtohen 19 deputetë të PD-së

Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur përjashtimin me 10 ditë të 18 deputetëve të PD-së nga seancat plenare dhe me 20 ditë të deputetit Ervin Salianji.

Partia Socialiste ka kërkuar më herët përjashtimin e 19 deputetëve të PD-së të cilët bllokuan punimet e Kuvendit të Shqipërisë dhe Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, shkruan euronews.al.

Në shkresën drejtuar Sekretariatit të Etikës thuhej se ligjvënësit e opozitës bllokuan foltoren, shkaktuan kaos në sallë me anë të pajisjeve zhurmuese duke cenuar dhe penguar zhvillimin e rregullt të seancës.

Gjithashtu ata bllokuan dhe punimet e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore i planifikuar për t’u mbajtur fizikisht ditën e premte, duke i detyruar anëtarët e komisionit të vijonin punimet online.

 

Themes by WordPress