Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kaos dhe tym në Kuvendin e Shqipërisë

Kaos dhe tym në Kuvendin e Shqipërisë

Ka zgjatur vetëm tetë minuta seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, e shoqëruar përsëri me kaos dhe tymuese të hedhura nga deputetët e opozitës.

Seanca u mbyll pa diskutime për shkak të kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës.

Megjithatë, deputetët e mazhorancës kanë arritur të miratojnë me 74 vota pro rregulloren e re për Kuvendin e cila parashikon masa më të forta ndëshkuese për deputetë të cilët krijojnë kaos të Kuvend.

Sipas ndryshimeve të reja, deputetët mund të përjashtohen deri në dy muaj nga punimet e Kuvendit në rast të shkeljes së rregullores.

Socialistët javën e kaluar depozituan me procedurë të përjashtuar në Kuvendin e Shqipërisë disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit, ku nga 10 ditë përjashtimi, me miratimin e ditës së sotme të rregullores së re dhe ndryshimeve të saj, deputetët që nuk do kenë një sjellje normale në Kuvendin e Shqipërisë, mund të përjashtohen nga 30-60 ditë nga Kuvendi.

/TV Arbëria