Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Kanosi vëllain dhe iu gjet marihuanë, përfundon në pranga kaçanikasi

Kanosi vëllain dhe iu gjet marihuanë, përfundon në pranga kaçanikasi

Një person është arrestuar paraditen e djeshme në Kaçanik, nën dyshimin se ka kanosur vëllain e tij.

Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit të dhomës së të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.