Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kanosi policët në gjendje të dehur, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kanosi policët në gjendje të dehur, arrestohet i dyshuari në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën ka arrestuar një person në Pejë.

Siç thuhet në njoftim, i dyshuari mashkull kishte ngasur veturën në gjendje të dehur e po ashtu kishte kërcënuar zyrtarët policorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova pasi ai është hasur nga policia duke ngasur automjetin në gjendje të dehur. Po ashtu gjatë deklarimit i dyshuari ka kanosur zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria