Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kanosi në rrjetet sociale babain dhe të birin, arrestohet i dyshuari në Aeroport

Kanosi në rrjetet sociale babain dhe të birin, arrestohet i dyshuari në Aeroport

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për kanosje, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

I njëjti dyshohet se ka kanosur dy persona, babë e bir në mes vete, në rrjetet sociale.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.