Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Kanosi me armë të shoqen në Palasë, lihet në burg Elvis Kosova

Kanosi me armë të shoqen në Palasë, lihet në burg Elvis Kosova

Seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Elvis Kosovës është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Vlorës.

Gjyqtari Nertil Meçaj ka lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj Kosovës.

Vendimi është dhënë pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës dhe materialeve të paraqitura në seancë.

Elvis Kosova u arrestua pak ditë më parë në Palasë.