Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kanoset një çift në Banjskë të Zveçanit, u kërkohet të largohen nga fshati

Kanoset një çift në Banjskë të Zveçanit, u kërkohet të largohen nga fshati

Një çift në Banjskë të Zveçanit është duke u përballur me kërcënime të vazhdueshme nga tre persona të dyshuar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima, një grua dhe bashkëshorti i saj, po kërcënohen nga të dyshuarit, të cilët po kërkojnë largimin e tyre nga fshati.

Ngjarja është raportuar më 19 shkurt 2025 rreth orës 13:00. Policia ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar nga prokuroria në procedurë të rregullt.

Ende nuk ka informacione për ndonjë arrestim apo veprime të mëtejshme ligjore ndaj të dyshuarve.