Ramiz Rrusta, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar në komunën e Klinës është i ftuar sonte në emisionin “N’Pult” me Resim Morinën.
Rrusta mes tjerash foli për aktivitetin e tij të gjatë politik, duke theksuar se ka qenë pjesë e PDK’së e për të cilën pjesë Rrusta tha se mburret me të.
“Që nga paslufta kam qenë pjesë e udhëheqjes dhe formimit të Partisë Demokratike të Kosovës, që mburrem me atë periudhë çfare ka qenë, kam qenë pjesë e asamblesë komunale të gjitha vitet”, tha ai në Tv Arbëria.
Madje ai potencoi se gjithë opinioni dhe qytetarët e asaj komune e njohin për vendimet të cilat i ka marrë në drejtoritë të cilat ai i ka udhëhequr e në veçanti atë të Arsimit.
“Opinioni dhe qytetarët e Klinës më njohin fort mirë për vendimet që kanë qenë bazë në drejtoritë që unë i kam udhëhequr.
Unë si Ramiz Rrustaj nuk i kam shiqu punësimet si aspekt politik por zakonisht ju kam dhënë përparësi njerëzve të diplomuar dhe nuk i kam shiquar përkatësitë partiake apo politike të mësimdhënësve që i kanë taku një subjekti politik”, tha më tej ai./TV ARBËRIA./
Emisioni i plotë: