Në një deklaratë të fundit, kandidati i PDK-së për deputet, Qëndrim Kryeziu, theksoi rëndësinë e pajtimit dhe bashkimit të brendshëm për suksesin e çdo populli në rrugën e çlirimit dhe të shtetndërtimit.
Ai kujtoi veprën e Hoxhë Xhevat Kryeziu dhe të bashkëpunëtorëve të tij të njohur, si intelektuali Anton Çeta, gjatë viteve ’90, duke u angazhuar në shërimin e plagëve shekullore të hakmarrjes dhe hasmërive të brendshme. Kryeziu vuri në pah humanizmin, urtësinë dhe vizionin si një amanet që duhet ruajtur me përkushtim për brezat e sotëm dhe të nesërm.
“Jam i bekuar që mora përkrahjen e këtij burri të jashtëzakonshëm të shqiptarisë! Ky bashkim familjar, grusht për grusht e dorë për dore, është forca e pamposhtur që na mban në jetë për të ecur përpara!”, deklaroi Kryeziu.