Kandidati për kryetar të komunës së Fushë Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahim Tërnava, ka qenë i ftuar në emsionin N’Pult në TV Arbëria, ai flet për fushatën zgjedhore, duke kritikuar ashpër qeverisjen aktuale të LDK-së në këtë komunë dhe duke paralajmëruar ndryshim të madh.
“Besoj që pas 12 tetorit ta udhëheqim Fushë Kosovën. Ta rrëzojmë qeverisjen e LDK-së”, ka deklaruar Tërnava, duke shtuar se “në Fushë Kosovë duhet me ndryshu pushteti”.
Ai tha se qytetarët janë të lodhur nga mënyra si po qeveriset komuna:
“Qyteti është blloku dhe është ba i pajetueshëm, qytetarët janë lodh”.
Më tej, Tërnava theksoi nevojën për transparencë dhe qeverisje të pastër:
“Në Fushë Kosovë jemi lodhur prej premtimeve boshe, na duhet një qeverisje komunale me duar të pastra, duke e luftu korrupsionin, pastaj nepotizmin. Pastaj buxheti i komunës duhet me qenë i hapur, sepse për 24 vjet kanë qenë të mbyllur në buxhet, nuk kanë njoftu qytetarin se ku i kanë dërgu shpenzimet, çka kanë ba.”
Për prioritetet në qeverisje, kandidati i PDK-së tha:
“Infrastrukturë moderne. E para ka me qenë qeverisje me duar të pastra, transparenca. E dyta ka me qenë infrastrukturë moderne. Na duhet me ba një shesh në qytetin e Fushë Kosovës.”