Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kandidati i AAK-së për Malishevën: Nëse ka balotazh, pa dyshim që do të jem aty

Kandidati i AAK-së për Malishevën: Nëse ka balotazh, pa dyshim që do të jem aty

Enver Hoti, kandidat i AAK-së për kryetar të komunës së Malishevës ka thënë se nëse do të ketë balotazh në këtë komunë, është i bindur që do të jetë aty.

Ai në emisionin N’Pult me Resim Morinën ka thënë se është kandidati më serioz “për ta nxjerrë këtë qeverisje në opozitë”.

“Pritjet tona janë pa dyshim drejt një mobilizimi të madh së bashku me qytetarët, kjo do të rezultojë pa dyshim do të jem kandidati që nëse do të ketë balotazh, do të jem në balotazh. I bindur jam në këtë edhe mendoj që jam kandidati më serioz, i cili mund ta nxjerrë këtë qeverisje në opozitë dhe bashkëpunimi im do të jetë me qytetarët, por edhe me opozitën në balotazh nëse do të jemi aty.”, ka thënë Hoti në TV Arbëria.