Blog Post

Arbëria TV > Sport > Kampioni i Evropës nis nga ishulli garën në La Liga

Kampioni i Evropës nis nga ishulli garën në La Liga

Kampioni aktual i Spanjës dhe Evropës Real Madrid, do të nis sezonin e ri të La Liga sot (18.08.2024) në oren 21-30, në stadiumin Son Moix, në Mallorca, ku i pret Vedat Muriqi me shokë. Galaktikët e përforcuar me Mbappe kanë krijuar një superekip që këtë vit do të luftoj për shtatë tituj. Ata kanë udhëtuar në Mallorca, me qëllim që të vazhdojnë serinë e fitoreve, të nisur tri ditë më parë në superkupen e Evropes, ku munden Atalanten 2-0.

Real Madrid mbase do ti duhen disa ndeshje për komponimin e ekipes, pasi me ardhjen e Mbappes dhe largimin e Kroos disa ekuilibra kanë ndryshuar, por Ançeloti është shprehur optimist duke thënë; ekipes kampione të Evropes i kemi shtuar edhe një talent të jashtëzakonshëm si Mbappe, prandaj vendosjen e formacionit e ka quajtuar ‘dhimbje të këndshme koke’ Përndryshe, të dy ekipet vijn pa mungiesa të theksuara, Mallorcas i mungon Javi Llabres, ndërkaq Real Madrid me Camavinga që do të mungoj për 6 javë. Në dhjetë takimet e fundit, Real Madrid ka 8 fitore dhe Mallorca vetëm 2.

Tifozet e futbollit mezi presin të filloj kjo ndeshje, pasi janë kurreshtarë të shohin ndërveprimet dhe përshtatjen e Mbappe me Vinicius e Bellingham. /TV Arbëria