Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > KAMPIONI DËNOHET ME VDEKJE

KAMPIONI DËNOHET ME VDEKJE

 

Regjimi iranian ka dënuar edhe një herë me vdekje kampionin e boksit, Mohammad Javad Vafaei-Sani, për pjesëmarrje në protestat e vitit 2019, siç njoftoi Këshilli Kombëtar i Rezistencës Iraniane.

Vafaei-Sani, nga qyteti i Mashhadit, u arrestua në mars 2020, i akuzuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë burgu të qeverisë iraniane. Për pasojë ai ka pësuar tortura të rënda fizike dhe psikologjike. Pjesëmarrja e tij në protestat e nëntorit 2019 kundër rritjes së çmimit të karburantit në vendin e tij është shfaqja më e madhe e rebelimit të boksierit 29-vjeçar e papranushme për regjimin iranian.

Duhet mbajtur mend se në shtator 2020, regjimi ekzekutoi kampionin e mundjes Navid Afkari për provokimin e protestave që kërkonin ndalimin e pjesëmarrjes së Iranit në ngjarjet sportive ndërkombëtare. Megjithatë, lista e sportistëve të ekzekutuar është e gjerë: Mohammed Mahdi Karmi, Ali Mozafari, Mohammed Ghaemifar… Mjerisht, organizatat ndërkombëtare sportive heshtin për momentin, pavarësisht se shumë nga veprimet e regjimit iranian shkelin të drejtat e njeriut./tvarbëria/

Powered by WordPress