Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Kampion me Ballkanin, mesfushori kosovar gati për një aventurë të re

Kampion me Ballkanin, mesfushori kosovar gati për një aventurë të re

Mesfushori i Ballkanit, Lindon Emërllahu duket se do të largohet nga kampionët në fuqi të Kosovës.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, ai do të vazhdojë karrierën në Rumani, te Klyzh. Emërllahu tashmë ka udhëtuar drejt Rumanisë për t’i kryer testet mjekësore.

Kampioni në fuqi në Kosovë do të përfitojë 800 mijë euro nga shitja e Emërllahut. Gjithashtu Ballkani ka mbajtur edhe 20% të kartonit për shitjen e radhës.

Lajmi i fundit 🚨
Lindon Emërllahu do të vazhdojë karrierën te Cluji në Rumani
Ballkani do të përfitojë 800 mijë euro dhe 20% nga transferimi i radhës