Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga terminali doganor zyrtarët doganor kanë njoftuar se në terminal, kamioni i cili ishte i bllokuar në hangar  i është këputur litari i metaltë.

Rasti ka ndodhur në terminalin në fshatin Miradi të Epërme në Fushë Kosovë, ndërsa është cilësuar si “heqje apo dëmtim i vulave zyrtare”.

“Nga terminali doganor zyrtarët doganor kanë njoftuar se në terminal, kamioni i cili ishte i bllokuar në hangar i është këputur litari i metaltë”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar-shoferi i kamionit, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia thotë se rasti është në hetime