Kameramani me përvojë 45-vjeçare, Ahmet Konjusha ka folur për përvojat më të rënda të karrierës së tij.
Ai ka thënë se më e vështira ishte në vitin 1986 kur kryekrimineli Sllobodan Millosheviq kishte mbajtur tubim në Fushë Kosovë.
Konjusha ka thënë se atë ditë kishte presion të madh prej popullatës serbe.
“Më së randi më ka ardhë më kujtohet kur erdhëm në 86’ këtu në Fushë Kosovë, kish ardhë Millosheviqi. Ai aty me atë tubim u ngrit. Ne kemi ardhë në ora 3-4 dhe në ora 6 në mëngjes u kry ajo ngjarje. Aty kishte qaq shumë presion prej popullatës serbe, kishte shpifje e të pavërteta të mëdha.”, ka deklaruar Konjusha në emisionin Përtej Tregimit me Valentina Ahmetin.
Tutje ai ka përmendur edhe një rast kur e kishte zënë ora policore.
“Shumë herë ka ndodhë, kemi shku në komitet krahinor a Kuvend të Kosovës, s’e kemi ditë kurrë kur kthehemi. Më kujtohet njëherë ishte ora policore dhe ishim në rektorat. Popoviqi nuk na linte me dalë, ne lypshim kur me u kryh për me shku në shpi. Ora policore na zuri aty dhe mbetëm deri në mëngjes. Këso ngjarje kam të shumta.”, ka deklaruar ai në TV Arbëria.